bedri hamza

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

Kryetari aktual i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka shpallur zyrtarisht mbështetjen e tij për Arian Tahirin si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një deklaratë publike, Hamza u shpreh se ka ardhur koha që drejtimin e komunës ta marrë një figurë e re dhe e përgatitur, duke theksuar se besimi i tij i plotë i takon Arian Tahirit.

“Arian Tahiri është kryetari i ardhshëm i Mitrovicës! Sot, zyrtarisht mbështes të ardhmen. Nga sot, Mitrovicës ia ofrojmë Arian Tahirin si kandidat për të udhëhequr me qytetin tonë të zemrës,” deklaroi Hamza.

Ai e përshkroi Tahirin si një figurë me vlera të larta profesionale dhe njerëzore, të domosdoshme për të udhëhequr qytetin: dijeni, përkushtim dhe dashuri për Mitrovicën.

“Ariani është doktor shkence, i arsimuar dhe i gatshëm për të marrë përgjegjësinë e madhe të qeverisjes lokale. Ai ka lindur, punon dhe jeton në Mitrovicë dhe është plotësisht i përkushtuar ndaj qytetarëve tanë,” shtoi Hamza.

Sipas tij, që nga takimi i parë me Tahirin ka pasur besim të plotë në kapacitetet dhe vizionin e tij, duke i ofruar mbështetje të parezervë.

“Unë e mbështes me gjithë zemër. Mbështetne edhe ju! Besoni në Arian Tahirin! Ecim përpara së bashku!”, përfundoi ai.

Kandidatura e Arian Tahirit pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim nga strukturat qendrore të PDK-së, ndërsa fushata për kryetar të Mitrovicës po hyn në fazën e saj përgatitore.

Scroll to Top