Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 nentor 2025
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën e saj të 12-të zgjedhore, ku Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i ri i PDK-së.
Në fjalimin e tij, Hamza falënderoi delegatët për besimin dhe u zotua për hapjen dhe forcimin e strukturave të partisë, përfshirjen e të rinjve dhe ndërtimin e një fryme bashkëpunimi. Ai tha se PDK-ja do të ecë përpara “me përgjegjësi, maturi dhe vendosmëri”.

Hamza e mori drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, i cili u shpreh krenar për punën katërvjeçare dhe ringritjen e PDK-së në një periudhë të vështirë politike. Krasniqi theksoi se PDK është forcuar me rezultate të mira zgjedhore, rritje të besimit dhe unitetit të brendshëm.
Ai bëri thirrje për bashkim dhe rikthim të gjithë anëtarëve që ndihen pjesë e PDK-së, duke e cilësuar partinë si forcë të domosdoshme për stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

















