Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
21 mars 2025
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav ka folur për krijimin e Qeverisë së re të Kosoves duke e lidhur atë edhe me vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, për dialogun Kosovë – Serbi, si dhe për rrugën evropiane të Kosovës.
Orav tha se emërimi i Përfaqësuesit të ri të Posaçëm te Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, për Kosovën, vizita e tij tre ditore me të gjithë akterët politik, OJQ-te dhe komunitetin e biznesit për të marë ide se çfarë mund të bëhet por që nuk kishte ende një propozim sepse ai duhet tani shkojë edhe në Beograd për të parë se cilat janë pritshmëritë atje dhe pastaj të përgatisë hapat e tij të ardhshëm.
Ai është optimist por dhe e sheh si të vështirë rifillimin e dialogut Kosove-Serbi, megjithate thotë se qëllimi përfundimtar i këtij procesi të normalizimit është midis Serbisë dhe Kosovës. Sepse nëse flitet për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, atëherë ky normalizim është i domosdoshëm. Poashtu ai shprehet tejet i lumtur që tani nga Bashkimi Evropian, gjithçka është në vendin e duhur.
Sa i përket formimit te qeverisë së re në Kosovë, Orav tha se kjo gjë do kohë por kur diqka është e gabuar, BE është ajo që mundohet të rregullojë gjërat.
“Sigurisht ka akterë të tjerë në botë që po e prishin situatën Bashkimi Europian zakonisht është ai që i rregullon ato, dhe kjo është gjithmonë shumë më e komplikuar se sa përgatitja e gjërave. Kështu që për formimin e qeverisë, do të marrë më shumë kohë këtu. Ne e kuptojmë plotësisht. Shpresojmë shumë që qeveria e re do të jetë një qeveri stabile që do të jetë në gjendje të bashkëpunojë dhe të zbatojë.”, u shpreh ambasadori.
Orav poashtu nuk dëshiroi të komentonte të gjithë hapat që janë bërë, çoftë nga njera palë apo tjetra se cila se cfare duhet të veprojë ose të zbatojnë këtë apo atë marrëveshje , siaps tij, gjithçka duhet të zbatohet, për çfarë është rënë dakord. Nëse diçka tjetër duhet të pajtohet në rregull, por qëllimi përfundimtar është normalizimi me qëllim që të dyja palët të mirëpriten ndoshta në të njëjtën ditë në Bashkimin Evropian, komentoi ai.