be

BE dërgon mision vëzhgues në Kosovë me kërkesë të presidentes Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Përfaqësuesja e Lartë-Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas të dërgojë një Mision të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 9 shkurt, 2025.

Kërkesës së Osmanit i është përgjigjur pozitivisht Kallas, e cila ka emëruar Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian, si kryevëzhguese.

“Misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Kosovë, me kërkesë të autoriteteve të saj, do të demonstrojnë mbështetjen e vendosur të BE-së për Kosovën në përpjekjet e saj për të forcuar më tej qeverisjen e saj demokratike. Prania e misionit në terren synon të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe transparent, duke i lejuar votuesit kosovarë të shprehin qartë zgjedhjet e tyre”, thuhet në njoftimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së.

Kryevëzhduesja Loiseau tha: “Ndihem e nderuar që shërbej si Kryevëzhguesja e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të parat që do të zhvillohen sipas një ligji të ri zgjedhor, i cili ka marrë parasysh rekomandimet tona të mëparshme. Mezi pres të angazhohem me autoritetet, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesuara zgjedhore në Kosovë”.

Scroll to Top