BBVA4/ Cilat do të jenë dinamikat e prime-it të sontëm

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 shkurt 2025

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e Big Brother Vip Albania edhe gjatë kësaj jave është përshkuar nga ngjarje, emocione, zënka, ulje-ngritje emocionesh mes banorëve aty brenda.

Gjesti është ngarkuar me një mision që ka të bëjë me një valigje me zarfe të cilët kanë sjellur dinamika të reja duke e bërë gjithë shtëpinë lëmsh.

Mes detyrave që Gjesti duhej të kryente nga shumë prej qka shkruhej në ato zarfe, ai ka pranuar të fle me një nga hyrjet e fundit në BBVA, Higertën, gjë që ka bërë që Egli të mërzitet për këtë fakt.

Por ajo që ka ndodhur më pas është se misioni i Gjestit ka dështuar, pasi që banorët tjerë ia morrën zarfet nga “valixhja e tundimeve” gjatë kohë që ishte në gjumë.

Polemika e ngjarje mes tij dhe banorëve aty nuk kanë munguar, ai ka qenë i përfshirë në debate edhe me Rozanën madje, ndërkaq ka vazhduar batutat dhe ngacmmime me Viserlon.

Por misioni dështoi për Gjestin me rastin kur banorin e zuri gjumi dhe Viserlo ia mori valigjen.

Scroll to Top