Barten me kamion qen të ngordhur, nga rruga Mitrovicë – Vushtrri

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 mars 2025

Pamje të tmerrshme janë shfaqur sot në rrugën Mitrovicë – Vushtrri.

Aty është parë një kamion me disa qen të ngordhur.

Rastin e ka publikuar gazetarja Ajda Shukriu.

Derisa nuk dihet se kujt i takon ky kamion.

“Komuna e Mitrovicës ka deklaruar se kjo veturë nuk është e tyre dhe nuk ka lidhje me ta. Atëherë kush qëndron pas kësaj? A ka ndonjë institucion që do të marrë përgjegjësi për këtë krim ndaj kafshëve? Si aktiviste e të drejtave të kafshëve, si gazetare e edhe si qytetare e thjeshtë kërkojë transparencë dhe hetim urgjent nga organet kompetente!”, deklaroi ajo./KlanKosova

Scroll to Top