Barduani takohet me Kallasin: Ka çështje që ende pengojnë arritjen e një ambienti plotësisht të sigurt

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

23 maj 2025

Sot komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në vizitë përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, e shoqëruar nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen dhe përfaqësuesi special i BE-së për Kosovën, Aivo Orav, në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.

KFOR-i, përmes një njoftimi, ka thënë se kjo vizitë ishte një mundësi e veçantë për të shkëmbyer mendime në nivelin më të lartë përfaqësues, për stabilitetin rajonal, bashkëpunimin NATO – BE në Ballkanin Perëndimor dhe për rolin strategjik të diplomacisë ndërkombëtare në gjallërimin e dialogut Beograd – Prishtinë.

“Në veçanti, gjeneral Barduani theksoi rolin thelbësor të koordinimit të ngushtë mes KFOR-it dhe Bashkimit Evropian në zgjidhjen e çështjeve të mbetura që ende pengojnë arritjen e një ambienti plotësisht të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim

Scroll to Top