Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

18 qershor 2025

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se aktualisht Ballkani, dhe veçanërisht Kosova, janë përballë rreziqeve të mëdha të destabilizimit, që sipas tij janë të nxitura nga ndikimi i Federatës Ruse dhe presidentit Vladimir Putin, i cili thotë se po e shfrytëzon këtë periudhë të tensioneve globale për të pasur ndikim në rajon.

Baraliu theksoi se lufta e Ukrainës dhe rreziqet e lidhura me të janë vetëm një pjesë e dramës më të gjerë që po zhvillohet në arenën ndërkombëtare.

Ai e konsideron situatën aktuale si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë globale, duke shtuar se një luftë e mundshme botërore tashmë ka nisur dhe se Ballkani është një nga rajonet më të ekspozuara.

“Qëndrimi amerikan nuk duhet të ndryshojë, pikërisht për arsyen e rreziqeve të mëdha, të cilat edhe Ballkani edhe Kosova, mund të ballafaqohet për arsye që qëndrimi i federatës ruse dhe i Putinit si eksponent kryesor i fatkeqësisë në luftën me Ukrainën – mes dy popujve thjeshtë ka synime që ta destabilizojë Ballkanin dhe vetëfakti që edhe shtetet e Bashkimit Evropian ma të rëndësishme është që e mobilizojnë popullin e vetë për përgatitje për një luftë të mundshme, ajo luftë fatkeqësisht po duket që ka filluar tashmë, e treta botërore edhe vlimet në Ballkan e i gjithë armatimi që po bëhet. Mendoj që lufta e tretë ka filluar mund të jem gabim, por ndryshe nuk interpretohet përveçse fillim i luftës dhe thjesht humbja e ekuilibrave dhe çrregullimi, tashmë është e qartë që ka çrregullim në konstipacione gjeopolitike globale, i cili po merr përmasa gjithnjë e më tepër”, deklaroi ai.

Scroll to Top