Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
13 shkurt 2025
Një vrasje ka ndodhur të mërkurën në një lokal në Skenderaj.
I vdekur ka mbetur një 42-vjeçar, ndërsa dorasit dyshohet se janë kushërinjtë e tij, të cilët dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me prona me viktimën.
Policia ka konfirmuar se të arrestuarit për rastin janë babë e bir dhe nga të njejtit janë sekuestruar një armë AK-47, tri armë të shkurtra dhe 53 fishekë.
“Një mashkull kosovar, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasoj e kësaj ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

















