AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 janar 2026

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka lëshuar një njoftim për kafenë e prodhuar në Kosovë, që thuhej se ishte e dëmshme për konsumim.

Sipas AUV-it, pas kontrolleve dhe analizave laboratorike, është konfirmuar se nivelet e akrilamidës në të gjitha produktet e testuara janë nën kufirin maksimal të lejuar.

“Bazuar në këto rezultate, operatorët e bizneseve ushqimore mund të vazhdojnë tregtimin e kafesë.

AUV-i do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top