Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
16 dhjetor 2025
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka bërë thirrje për respektimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe ndalim të çdo rritjeje të pajustifikuar të çmimeve gjatë festave të fundvitit.
Sipas njoftimit të AKK-së, çdo marrëveshje apo veprim i njëanshëm i bizneseve që synon rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut, kufizimin e konkurrencës apo abuzimin me pozitën dominuese është shkelje e ligjit dhe mund të sjellë sanksione ligjore.
Që nga fillimi i dhjetorit e deri në fund të vitit, inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë çdo ditë në terren, duke monitoruar me kujdes çdo lëvizje dhe rritje çmimesh në treg.
AKK u bën apel të gjitha bizneseve dhe operatorëve ekonomikë që të shmangin rritjet e pajustifikuara të çmimeve dhe të respektojnë ligjin gjatë periudhës festive.

















