Aulon Nura, talent i ri kosovar, shkëlqen në inxhinierinë hapësinore në Suedi

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 shkurt 2026

I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane

Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm ka ndarë historinë frymëzuese të Aulon Nurës, një i ri nga diaspora e Kosovës, i cili po ndërton një karrierë të spikatur në fushën e inxhinierisë hapësinore, transmeton albinfo.ch.

Aulon ka përfunduar studimet Master i Shkencave (M.Sc.) në Inxhinieri Hapësinore në prestigjiozin KTH Royal Institute of Technology në Suedi, një nga universitetet më të njohura evropiane në teknologji dhe shkencë. Aktualisht, ai punon si Inxhinier i Propulsionit në kompaninë OHB Sweden, një nga liderët evropianë në industrinë hapësinore.

Në këtë rol, Aulon kontribuon në zhvillimin e teknologjive të avancuara dhe në realizimin e misioneve hapësinore strategjike për industrinë evropiane. Arritjet e tij janë një shembull frymëzues për të rinjtë e Kosovës dhe tregojnë potencialin e madh të diasporës sonë në fushat e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë.

Së fundmi, Aulon iu bashkua Rrjetit të Profesionistëve të Rinj, një platformë e krijuar nga Ambasada e Kosovës, me qëllim lidhjen dhe fuqizimin e profesionistëve të rinj nga diaspora.

Scroll to Top