Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni me mision prestigjioz e mbështetur nga NASA

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

19 shkurt 2025

Pranvera Hyseni, astronomja shqiptare nga Kosova, do të nisë një mision prestigjioz me mbështetjen e NASA-s dhe Universitetit të Kalifornisë.

Më 13 shkurt, ajo njoftoi se do të udhëtojë në mes të Oqeanit Paqësor për të operuar një teleskop 4 metra në një lartësi prej 4000 metrash mbi nivelin e detit, ku do të studiojë asteroidet dhe do të mbledhë të dhëna vendimtare për Sistemin Diellor.

Ajo ka treguar se do të niset drejt mesit të Paqësorit për të operuar një teleskop 4-metërsh në 4,000 metra lartësi mbidetare, ku do të analizojë asteroidët dhe do të mbledhë të dhëna që do ndihmojnë në kuptimin më të thellë të Sistemit Diellor. Ky udhëtim, i financuar nga NASA dhe Universiteti i Kalifornisë, është realizimi i një ëndrre që ajo ka ndjekur për vite me radhë. Pas shumë përkushtimi, kërkimesh shkencore dhe netëve të gjata të kaluara mbi libra, më në fund erdhi koha që Pranvera të përballet me këtë sfidë.

Astronautja nga Kosova ka shkëputur shpesh momente nga rrugëtimet e saj nëpër Perëndimin e egër Amerikan, dhe eksplorimin në hapësirë deri në 4,233 metrash lartësi, aty ku qielli s’është veç pamje, por dhe vend pune për Hysenin.

https://www.facebook.com/pranvera.hyseni.3154

Scroll to Top