Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19 dhjetor 2025
Shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni, planetare dhe kozmokimiste me prejardhje nga Vushtrria, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e saj shkencore. Ajo ka bërë të ditur se ka pasur mundësinë të operojë disa nga teleskopët më të avancuar të NASA-s në Samitin e Mauna Keas, një prej qendrave më të njohura astronomike në botë.
Hyseni e ka ndarë këtë përvojë përmes rrjeteve sociale, ku ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen për një moment që e cilëson si realizim ëndrre. Ajo theksoi se përvoja mbetet ende e pabesueshme për të, duke nënvizuar rëndësinë profesionale të këtij angazhimi.
Përveç punës me teleskopët e NASA-s, shkencëtarja kosovare ka testuar edhe teknologjitë më të fundit të kompanisë Celestron, një nga prodhuesit lider në botë të pajisjeve astronomike.
“Ka momente kur ende nuk më besohet që po e jetoj këtë realitet. Është thjesht një ëndërr”, ka shkruar Hyseni, duke përshkruar emocionet që e kanë shoqëruar gjatë këtij angazhimi të veçantë shkencor.

















