Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
21 maj 2025
Me qëndrime të pandryshuara të partive politike, për të 19-ën herë me radhë deputetët e Kosovës sërish do të tentojë sot nga ora 11:00 të konstituojnë Kuvendin.
Seancë kjo e cila po zvarritet prej javësh për shkak të pamundësisë për të zhvilluar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiun, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pas 18 tentativave të pasuksesshme, të hënën e kësaj jave nuk u arrit dakordësi për formimin e komisionit për votimin e fshehtë.
Partitë opozitare po e akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të procesit, ngjashëm po vepron edhe vetë LVV-ja, e cila po insiston edhe në mosndërrimin e kandidates së propozuar.