Asgjë e re, dështon për 13-tën herë konstituimi i Kuvendit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 janar 2025

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në tentimin e 13-të për t’u konstituuar.

Edhe kjo seancë nuk ka sjellë asnjë risi, propozimi për të formuar komision për votim të fshehtë nuk ka marrë votat e nevojshme dhe seanca u ndërpre, për të vazhduar pas 48 orësh.

Këtë herë formimi i komisionit mori 56 vota, një kundër, ndërsa partitë opozitare nuk morën pjesë në votim.

Scroll to Top