Artan Behrami i PDK-së takon Richard Grenellin

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

16 maj 2025

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është takuar me ish-emisarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Behrami, përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe një fotografi nga takimi.

Në fotografinë e publikuar, Behrami dhe Grenelli shihen në një ambient zyrtar me flamurin amerikan në sfond. Deputeti i PDK-së ka falënderuar Grenellin për mikpritjen dhe bisedën konstruktive.

“Me ambasadorin Grenell – një mbështetës i madh i Kosovës dhe një luftëtar i palëkundur për drejtësi!”, shkroi Behrami.

Scroll to Top