Arrestohet personi i dyshuar që dhunoi 13-vjeçarin në Ferizaj

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

17 dhjetor 2025

Është arrestuar personi që dyshohet se ka dhunuar dhe abuzuar një 13-vjeçar nga Fushë Kosova, diku në territorin e Ferizajt.

Policia bën të ditur se 17-vjeçari ka rënë në pranga gjatë të martës.

“Më 16.12.2025 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ne raportin e policiese.

I mituri ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale.

Scroll to Top