Arrestohet një person në Mitrovicë, sulmoi fizikisht zyrtarin policor

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 shkurt 2025

Një person është arrestuar të mërkurën në Mitrovicën e Jugut pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se sulmi kishte ndodhur për arsye të natyrës së punës të zyrtarit policor.

Nuk raportohet për lëndime, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Scroll to Top