Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
07 nenetor 2025
I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës, është arrestuar mëngjesin e sotëm. Ai është gjetur i plagosur nga Policia e Kosovës.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar arrestimin e dorasit. Policia po ashtu ka thënë se i dyshuari ka marrë trajtim mjekësor në QMF-në e Malishevës, për shkak se kishte mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe më pas është transferuar për në QKUK.
Dy vëllezërit mbetën të vdekur para dyerve të shtëpisë dje në Golluboc të Malishevës. I dyshuari për vrasjen është dhëndri i tyre.
Të afërm të viktimave treguan se i dyshuari ka ardhur ta marrë bashkëshorten, motrën e dy viktimave, e cila po qëndronte te familja pasi disa ditë më parë i vdiq babai.
Në të dalë nga shtëpia, jashtë dyerve të oborrit ka nisur konflikti mes dhëndrit dhe vëllezërve, ndaj të cilëve shtiu me armë dhe i la të vdekur.
I dyshuari edhe më parë kishte pas aktakuzë për dhunë në familje. Atij ishte ngritur aktakuzë në prill të këtij viti për dy vepra penale “Dhunë në Familje” dhe “Kanosje

















