Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në Mitrovicë të Jugut

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

19 mars 2025

Arrestohet personi i dyshuar i cili ishte në kërkim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportit të Policisë në Mitrovicën e Jugut , Hetuesia Rajonale e Sektorit për “Vjedhje të Rënda”, ka arrestuar dje, të dyshuarin në kërkim për veprën penale ” Vjedhje e Rëndë”.

Ditën e martë ndaj të dyshuarit B. S., 47 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, pas procedurave të intervistimit me aktvendim të Prokurorit i ёshtё caktuar masa e ndalimit pёr 48- orё.

Scroll to Top