Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 mars 2025
Policia ka njoftuar lidhur me rastin e përleshjes e ditës së enjte me ç’rast katër persona janē shoqëruar në stacion policorë si të dyshuar mirëpo pasi që është vërtetuar se tre prej tyre nuk kishin të bëjnë me rastin të njëjtit janë liruar menjëherë ndërsa njëri nga ta është intervistuar si i dyshuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt. Personat e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor dhe është kontaktuar Prokurori kujdestar.
Më tej policia ka bërë të ditur se pas një pune intensive hetimore nga njësitet policore janë identifikuar edhe 3 persona të përshirë në rast ku prej tyre 2 janë shoqëruar në stacion policor, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa personi tjetër është identifikuar dhe mbetet në interes për policinë që të intervistohet.

















