Arrestohen dy të dyshuar për dhunim, njëri në Prishtinë, tjetri në Vushtrri

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 Janar 2025

Dy persona të dyshuar janë arrestuar për dhunim. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar në Prishtinë, ndërsa tjetri në Vushtrri.

Në raportin e policisë, thuhet se rasti në Prishtinë ishte raportuar më 7 janar të këtij viti. I dyshuari pas intervstimit është dërguar në mbajtje.

“Dhunim – Prishtinë 07.01.2025, NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,  thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, në Vushtrri rasti ishte raportuar të hënën e 13 janarit. I dyshuari pas intervistimit është liruar.

“Vushtrri  13.01.2025, 17:00.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet e ka kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Scroll to Top