Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 dhjetor 2025
Dy shtetas të huaj, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar të martën në Prishtinë, nën dyshimin se janë përfshirë në veprimtari të kontrabandimit të njerëzve.
Gjatë kontrollit, nga policia janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme dokumentesh dhe sende, përfshirë: 53 pasaporta, 38 letërnjoftime, 4 telefona celularë, 3 orë dore
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit kompetent, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti vazhdojnë.
Policia e Kosovës po vazhdon aksionet për të parandaluar veprimtaritë e kundërligjshme të kontrabandimit të njerëzve.

















