Arrestohen dy persona të kërkuar në Mitrovicë dhe Skenderaj

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 dhjetor 2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e saj në Mitrovicë dhe Skenderaj kanë arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim me urdhëresa gjyqësore të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Të dyshuarit janë ndaluar në bazë të urdhëresave aktive dhe pas përfundimit të procedurave policore, janë proceduar më tej tek autoritetet gjyqësore për veprimet e mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës rikujton se do të vazhdojë zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Scroll to Top