Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Avni Qenaj në Serbi/Po udhëtonte drejt Bosnjës, atje e ka furrën

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

26 nentor 2025

Ish-ushtari i UÇK-së, Avni Qenaj, është arrestuar ditën e martë në Serbi. I njëjti ishte pjesë e brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare.

Qenaj aktualisht ndodhet në paraburgim me masë ndalimi 48-orësh, ndërsa ndaj tij pritet të dorëzohet një kallëzim penal në prokurorinë kompetente.

Lidhur me arrestimin, në ka folur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai tha se informacionet e vetme që posedon, është se Avni Qenaj po udhëtonte drejt Bosnjë e Hercegovinës, pasi sipas Gucatit, ai në Bosnjë kishte furrën.

“Unë i kam marr të gjitha informacionet në Has, sepse Avniu është nga Hasi i Prizrenit. Me sa kam kuptuar, ai është arrestuar në kufirin me Serbinë, teksa po udhëtonte për në Bosnjë. Ai furrën e ka në Bosnjë”, tha Gucati në Klan Kosova.

“Ai ka udhëtuar disa vite andej, dhe kjo është për herë të parë që i ka ndodhur një gjë e tillë, dhe mua më vjen keq. Ne kemi bërë thirrje edhe përmes emisionit tuaj, edhe mediave tjera, të mos shkojnë nëpër Serbi veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse po kanë probleme”, tha Gucati.

Scroll to Top