Armë e municion në Leposaviq; Sveçla: Kjo tregon se strukturat paralele vazhdojnë të jenë aktive në Veri

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

28 shkurt 2025

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në një operacion të zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në veri, konkretisht në fshatin Rodel të Leposaviqit, janë konfiskuar armë, uniforma ushtarake, municion e dokumente.

”Janë zbuluar uniforma, municion, armë e dokumentacion që dēshmojnë se strukturat paralele ende veprojnë në territorin e Kosovës. Ky armatim është gjetur në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi, në fshatin Rodel të komunës së Leposaviqit, e kjo tregon që vazhdimisht po kryejnë aksione”, tha ai.

Sipas Sveçlës, policia po gjen çdo ditë armë atje dhe kjo tregon se organizatat terroriste janë ende aktive.

Ndërkaq drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se aksioni është duke vazhduar e një person është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Poashtu , Hoxha ka theksuar se uniformat e gjetura gjatë aksionit të sotëm janë të Organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” organizatë kjo e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brenshme tha se Policia e Kosovës është e gatshme të përballet me mbetjet e Mbrojtjes Civile.

Scroll to Top