Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munih

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 shkurt 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të marrë pjesë këtë vit në Konferencën e Sigurisë në Munih, ndonëse kishte marrë ftesë zyrtare për të qenë e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Lajmi është konfirmuar nga këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili ka bërë të ditur se vendimi është marrë për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillimet e brendshme në vend. Ai theksoi se Presidentja Osmani është mirënjohëse ndaj organizatorëve për ftesën.

Sipas Presidencës, kreu i shtetit do të vazhdojë të fokusohet në çështjet e brendshme dhe në prioritetet kyçe për Republikën e Kosovës.

Konferenca e 62-të e Sigurisë në Munih do të zhvillohet nga 13 deri më 15 shkurt dhe pritet të mbledhë qindra liderë botërorë, përfshirë edhe përfaqësues nga rajoni.

Scroll to Top