Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
15 korrik 2025
Gino Mulliqi, anëtar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, tha se përmendja e çështjes Kosovë – Serbi nga presidenti amerikan Donald Trump është një zhvillim pozitiv për shqiptarët.
Ai theksoi se shqiptaro-amerikanët janë angazhuar për të siguruar që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol kyç në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.
“Fakti që presidenti Trump ka filluar të flasë për marrëveshjen Kosovë – Serbi dhe ndaljen e konfliktit është një sinjal pozitiv për ne”, tha Mulliqi në Klan Kosova.
Ai shtoi se është e rëndësishme që Amerika të rikthehet në tavolinën e negociatave dhe të marrë përsipër një rol udhëheqës.
“Mendoj që ndoshta Amerika e ka kthyer pak edhe i ka ardhur radha edhe Kosovës që Amerika të marrë rolin primarë, në atë që edhe ne si shqiptaro-amerikanë po punojmë në atë drejtim që Amerika të kthehet në tavolinën Kosovë-Serbi dhe ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë – Serbi”, u shpreh ai.

















