vazhdon-prania-e- lartë-e-manganit-ne- Liqenin-e-Badovcit

Analizat e fundit nga IKSHPK, vazhdon prania e lartë e manganit në Liqenin e Badovcit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar uji në Liqenin e Badovcit vazhdon të mos jetë i sigurt për pije, për shkak të pranisë së të lartë të manganit.

Në analizat e kryera të dielën, më 3 nëntor 2024, nivelet e manganit në ujë shfaqin vlera që variojnë nga 0.151 mg/l në Lagjen Qëndresa deri në 0.467 mg/l në Rrugën Hyzri Talla, Kodra e Diellit, tejkalueshmëri e kufirit të sigurt për ujë të pijshëm.

IKSHPK ka konfirmuar se, bazuar në rezultatet aktuale, uji në zonën e furnizuar nga Liqeni i Badovcit (PR 03) nuk mund të përdoret për pije.

Instituti do të vazhdojë monitorimin e rregullt të situatës në bashkëpunim me Ujësjellësin Rajonal për të siguruar informimin e vazhdueshëm të popullatës.

Bashkëngjitur njoftimit është publikuar edhe një hartë që tregon zonën që furnizohet nga ky liqe. /Telegrafi/

badoci

Scroll to Top