Ambasadori gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 dhjetor 2025

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka zhvilluar një vizitë pune në Mitrovicën e Veriut, ku është takuar me personalitete lokale dhe ka vizituar disa qendra kulturore të qytetit.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Gjermanisë, Rudolph kaloi një ditë të plotë në komunë, duke nisur me një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias. Gjatë takimit, ai u informua për sfidat politike dhe shoqërore me të cilat përballet komuniteti lokal.

Ambasadori vizitoi gjithashtu Qendrën “Acquarius” dhe Shkollën e Muzikës Rock në Mitrovicë, duke u njohur nga afër me jetën kulturore të qytetit.

“Gjermania e mbështet Kosovën si një shtet shumetnik dhe presim të vazhdojmë dialogun me komunitetin,” theksoi Ambasada në njoftim.

Scroll to Top