Ambasadori britanik viziton KQZ-në, uron proces zgjedhor të mbarë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 nentor 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mirëpritur në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Siç njofton KQZ-ja, fillimisht ambasadori britanik u prit në zyren e kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, e më pas vizitoi ambientet e punës në KQZ dhe dhomën operative.

“Radoniqi e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka dhënë KQZ-së në zhvllimin e softuerit të ri për transmetimin e rezultateve dhe statistikave nga vendvotimet dhe procesin që zhvillohet në QKN dhe QNR.”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, ambasadori britanik uroi për proces zgjedhor të mbarë dhe përgëzoi stafin e KQZ-së për punën në organizimin e zgjedhjeve.

Scroll to Top