Ambasadori britanik shkon në KQZ: Të respektohen ligjet dhe procedurat që mbështesin demokracinë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 gusht 2025

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe mbrojtjen e proceseve demokratike.

Përmes një postimi në platformën Facebook, ambasadori britanik theksoi rëndësinë e respektimit të ligjeve nga të gjitha palët e përfshira në zgjedhje.

“Diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nevojën që të gjithë akterët të respektojnë plotësisht ligjet dhe procedurat që mbështesin proceset demokratike të Kosovës. Britania e Madhe vazhdon të qëndrojë fort prapa institucioneve të Kosovës dhe rolit të tyre vendimtar në mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Hargreaves.

Ky takim vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ridestinimin e buxhetit për zgjedhje, me 6 vota për, dy kundër dhe një abstenim.

Ndërkohë, KQZ-ja ka kërkuar buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Scroll to Top