Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19 dhjetor 2025
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka cilësuar si një sukses të madh ushtrimin për reagim ndaj krizave, të zhvilluar javën e kaluar në koordinim me Policinë e Kosovës.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 800 oficerë të PK-së, bashkë me njësitë speciale, përfshirë forenzikën, zjarrfikësit, emergjencat, si dhe KFOR-in. Gjatë ushtrimit u përdorën qentë, dronët dhe automjetet taktike, duke treguar gatishmërinë dhe koordinimin ndëragjencor.
Ambasada theksoi se ushtrimi nxori në pah bashkëpunimin e shkëlqyer midis institucioneve, gatishmërinë operacionale dhe angazhimin për sigurinë në Kosovë.

















