Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
14 prill 2025
Ka mbetur pak kohë para seancës së konstituimit të Kuvenidt, Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje sot është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se Kurti e Balje kanë arritur marrëveshje koalicioni për konsitutiumin e Qeverisë së re dhe votimin e kryetarit të Kuvendit.
Gjithashtu mësohet se mëson Albin Kurti është pajtuar që në kuadër të marrëveshjes së koalicionit, partisë së udhëhequr nga Dada Balje t’i takoj një ministri, përderisa kërkesa për formimin e një komune më shumicë të komunitetit boshnjak ka mbetur të trajtohet në fazat e mëvonshme.
Mësohet se në këto momente po mbahet edhe një takim tjetër mes Duda Balje dhe Albin Kurti, ku pritet të finalizohen detajet e marrëveshjes së koalicionit.
Kujtojmë se Balje ishte takuar edhe më parë me Kurtin dhe ia kishte paraqitur kërkesat e partisë së saj, që ishin: “Komuna e boshnjakëve, reforma në arsim dhe trajtimi i barabartë me krejt deputetët të cilët kanë nga një votë brenda Kuvendit”.

















