Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 mars 2025

Alban Zogaj ka dorēzuar sot dorëheqjen nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës. Kjo ka ardhur pasi që Zogaj do të jetë deputet në radhët e LDK-së.

”Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si deputet në Kuvendin e Kosovës, një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi dhe përkushtim të plotë. Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë por një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik.”, ka njoftuar Zogaj.

Scroll to Top