Akuzat se PDK po tenton ta pengojë mërgatën të votojë, Hamza: Ju mirëpresim të vini sa më shumë në atdhe e ta ushtroni të drejtën

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 nentor 2025

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, i ka ftuar mërgimtarët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka publikuar linkun ku mund të aplikojnë, teksa ka thënë se i mirëpresin që të vijnë sa më shumë e të votojnë fizikisht në Kosovë.

“Ju ftoj të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Aplikimi është i hapur deri më 6 dhjetor. Mund të aplikoni në: https://diaspora.kqz-ks.org ose me postë, duke e dërguar formularin në adresën e KQZ-së në Kosovë. Zgjidhni vetë mënyrën e votimit, por ju mirëpresim të vini sa më shumë edhe në atdhe dhe ta ushtroni këtu të drejtën tuaj. Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës dhe e fitores sonë të përbashkët!”, ka shkruar Hamza.

Ndryshe, në mbledhjen e djeshme të KQZ’së pati përplasje mes VVsë dhe PDK’së për votimin e mërgatës, ku VV akuzoi PDK’në se po tenton ta pengojë mërgatën të votojë.

Scroll to Top