Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19 dhjetor 2025
Nën drejtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia ka realizuar një operacion të gjerë në rajonin e Prishtinës, duke arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë korrupsionin, keqpërdorimin e detyrës zyrtare, dhënien dhe marrjen e ryshfetit, ushtrimin e ndikimit, mashtrimin dhe armëmbajtjen pa leje.
Pas arrestimeve, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar rreth 20,000 euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente dhe pajisje elektronike.
Hetimet zhvillohen në koordinim të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se veprimet e mëtejshme mund të sjellin zhvillime të reja.


















