Aksion i madh i Krimeve Ekonomike, në shënjestër Shoqata e Sigurimeve dhe Sami Mazreku

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 janar 2026

Një aksion i gjerë i Krimeve Ekonomike është duke u zhvilluar në orët e fundit, ku në qendër të hetimeve ndodhet Shoqata e Sigurimeve, e dyshuar për shkelje të rënda ligjore në funksionimin dhe menaxhimin e saj.

Sipas burimeve të sigurta, target kryesor i këtij operacioni është Sami Mazreku, ndaj të cilit janë intensifikuar veprimet hetimore.

Operacioni po realizohet me urdhër të Prokurorisë kompetente, ndërsa në terren janë angazhuar njësi të specializuara të Policisë, të cilat po kryejnë bastisje, sekuestrim dokumentesh dhe intervistime të personave të dyshuar.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa priten zhvillime të reja dhe konfirmime zyrtare në orët në vijim. Publiku do të informohet sapo të ketë të dhëna të reja zyrtare.

Scroll to Top