Aksion i madh i Drejtorisë Kundër Krimeve Ekonomike në Graçanicë, tre persona të arrestuar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike është duke zhvilluar një aksion të madh në komunën e Graçanicës.

Sipas burimeve të IndeksOnline brenda Policisë, deri më tani janë arrestuar tre persona por numri i të arrestuarve mund të rritet në varësi të zhvillimeve të mëtejshme të hetimit. 

Ky aksion është rezultat i një hetimi që ka nisur disa javë më parë dhe ka arritur kulmin e tij sot. Sipas burimeve, prokurori i çështjes është njoftuar dhe po monitoron nga afër operacionin. 

Scroll to Top