Aksidentohet vetura në Leposaviq, lëndohen gjashtë persona

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05mars 2025

Policia Rajonale, në Mitrovicë bën tē ditur se rreth orës 13:20, ka ndodhur një aksident në magjistralen Leposaviq-Jarinjë përkatësisht në fshatin Kamen, Leposaviq.

Si pasojë e këtij aksidenti, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore, ku pes prej tyre janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, zjarrfikësit si dhe shërbimi emergjent mjekësor.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet e policisë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ndërkaq të gjithë personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe janë duke u trajtuat nga ekipet mjekësore.


.

Scroll to Top