Aksidentohen tri vetura në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka të lënduar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 Janar 2025

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë ditën e së hënës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti. 

Scroll to Top