Aksidenti tragjik në magjistralen Mitrovicë – Pejë, krejt çka dihet deri tani

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

27 janar 2025

Tre persona kanë mbetur të vdekur e pesë të tjerë janë lënduar, prej tyre katër zyrtarë policorë të dielën në një aksident trafiku në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra prej tyre ishte veturë zyrtare e Policisë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa hetuesit rajonalë të trafikut rrugor po merren me rastin.

“Rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt. Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor. Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka konfirmuar se tre anëtarët e familjes Gashi që vdiqën në aksidentin në Çubrel të Skenderajt, janë nga Peja.

Scroll to Top