Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 maj 2025
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Kçiq, mëson Lapsinfo.
Në bazë të pamjeve, shihet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion, të cilat kanë pësuar dëme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, mirëpo në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipet mjekësore.
Policia ende nuk ka dhënë detaje rreth rastit.

















