Aksident mes trenit dhe një veture në Grabovc të Poshtëm, lëndohen tre persona

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 janar 2026

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në fshatin Grabovc i Poshtëm, ku u përfshinë një tren dhe një automjet.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës. Zëdhënësja Flora Ahmeti bëri të ditur se të lënduarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitë policore.

Sipas zëdhënëses Ahmeti, hetimet për rrethanat e aksidentit janë duke u zhvilluar nga Njësiti i Trafikut Rajonal.

Scroll to Top