Aksident me fatalitet rrugës për në Prizren, në zonën e Caralevës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 shkurt 2025

Mbrëmjen e së mërkurës, ka ndodhur një aksident me fatalitet rrugës për Prizren.

Sipas burimeve zyrtare, aksidenti me fatalitet ka ndodhur më saktësisht në zonën e njohur si Caralevë.

Në një përgjigje zyrtare nga Policia mësohet se një autobus është përplasur me një veturë ku si pasojë e përplasjes ka ardhur deri te humbja e një jete.

Viktima nga ky aksident është mashkull kosovar, 42 vjeçar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

LapsiInfo mëson se bëhet fjalë për Jetmir Gashin, kirurgun vaskular nga Suhareka.

Ky rast i rëndë u konfirmua edhe nga policia.

Scroll to Top