Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19 dhjetor 2025
Në Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë përfshirë dy automjete zyrtare të Policisë së Kosovës nga Njësia e Trafikut. Si pasojë e përplasjes, pesë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa mjetet policore kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Sipas informacioneve fillestare, asnjëra nga patrullat nuk ka qenë në intervenim apo në thirrje zyrtare në momentin e aksidentit.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

















