Agjencia për Informim dhe Privatësi merr pjesë në Mobile World Congress (MWC) 2025 në Barcelonë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

13 mars 2025

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, së bashku me përfaqësues nga AIP, morën pjesë në Mobile World Congress (MWC) 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për inovacionin në teknologjinë mobile dhe dixhitale, e organizuar nga GSMA në Barcelonë të Spanjës.

Në kuadër të Programit Ministral të MWC, Komisionerja Sogojeva-Dërmaku ishte pjesë e një tryeze të rrumbullakët me temën “Sigurimi i Privatësisë së të Dhënave për të Ardhmen”, me c’rast ajo foli për sfidat e reja që sjellin Inteligjenca Artificiale dhe ndërlidhja globale e të dhënave personale, ndërsa theksoi nevojën për një krijimin e mekanizmave rregullatorë që mbrojnë të drejtat e qytetarëve pa kufizuar përparimet teknologjike.

Në këtë ngjarje morën pjesë rreth 100,000 pjesëmarrës nga 205 vende dhe mbi 2,700 kompani ekspozuese, ku temë kyqe e këtij edicioni, “Converge. Connect. Create.”, u fokusua në gjashtë shtylla kryesore:

• Teknologjia 5G dhe aplikimet e saj më të fundit

• Inteligjenca Artificiale (AI) dhe ndikimi i saj në industri të ndryshme

• Ndërlidhja dixhitale e pajisjeve dhe shërbimeve

• Inovacionet që transformojnë sektorët ekonomikë

• Evolucioni i identitetit dixhital

• Perspektivat e bizneseve në epokën dixhitale

Duke u bërë pjesë e forumeve të tilla, Agjencia për Informim dhe Privatësi synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe krijimin e politikave proaktive për mbrojtjen e të dhënave në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.

Scroll to Top