Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
19 qershor 2025
Agjencia e Menaxhimit Emergjent u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit të tregojnë kujdes të shtuar gjatë verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre.
Zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të mëdha materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën dhe sigurinë.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
KUJDES: Zjarrvëniet janë vepër penale!
Vlen të theksohet dhe t’ju bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale, të cilat sanksionohen me ligj.
Çdo person që shkakton zjarr, duke dëmtuar pronën publike apo private, ose duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe mjedisin, përballet me ndjekje penale dhe masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.
• Dyshoni për zjarrvënie të qëllimshme
• Vëreni tym apo flakë në zona të hapura.
Mos hezitoni të lajmëroni shërbimet emergjente falas në çdo kohë (24/7):
Qendrat Operative Emergjente të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent – 112
Shërbimi Zjarrfikës – 193
Policia e Kosovës – 192
Bashkë për siguri, jetë dhe mjedis!
Çdo qytetar ka rol në parandalimin e zjarreve.
Veprimi juaj i shpejtë mund të parandalojë dëme të mëdha, të shpëtojë jetë dhe të ruajë natyrën tonë.