Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të shënojë nesër një moment historik, duke festuar arritjen e 4 milionë udhëtarëve për vitin 2024.
Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
Për këtë rast të veçantë, do të organizohet një ceremoni në ambientet e terminalit të aeroportit, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministrave, si dhe partnerëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ky moment përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për aeroportin dhe për transportin ajror në Kosovë. Organizatorët e ngjarjes kanë theksuar se kjo arritje reflekton rritjen e vazhdueshme të interesit për udhëtimet nga dhe drejt Kosovës.

















